Ndërlidhjet

Në Moldavi nisin bisedimet për koalicionin


Moldavi

Moldavi

Partitë pro-evropiane të Moldavisë kanë nisur bisedimet për formimin e koalicionit.

Me afro 98 për qind të votave të numëruara, Partia Liberal-Demokrate, Partia Demokrate dhe Partia Liberale kanë fituar së bashku rreth 45.5 për qind të tyre.

Partia Socialiste pro-ruse, e cila ka qenë në epërsi me 20.7 për qind, dhe komunistët kanë së bashku 38.5 për qind të votave.

Pjesëmarrja në zgjedhjet e 30 nëntorit ka qenë afro 56 për qind.

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë ka thënë se zgjedhjet kanë qenë mirë të administruara.

XS
SM
MD
LG