Ndërlidhjet

logo-print

Tridhjetegjashtë punëtorë të vrarë në Kenia


Kenia - foto arkivi

Kenia - foto arkivi

Persona të armatosur raportohet se kanë vrarë rreth 36 punëtorë gurorë në verilindje të Kenias.

Ngjarja ka ndodhur pranë qytetit Mandera, pranë kufirit me Somalinë.

Banorët thonë se sulmuesit kanë ndarë myslimanët nga jomyslimanët dhe kanë qëlluar për vdekje të krishterët.

Përgjegjësinë për sulmin nuk e ka marrë asnjë grup.

Militantët nga grupi islamik, Al-Shabab, me bazë në Somali, kanë vrarë 28 persona javën e kaluar në të njëjtën zonë.

Kenia është goditur nga disa sulme me bomba nga grupi që ka lidhje me Al-Kaidën prejse ky shtet ka dërguar trupa në Somali, në tetor të vitit 2011.

XS
SM
MD
LG