Ndërlidhjet

Nis konferenca për ngrohjen globale


Ilustrim
Ilustrim

Një konferencë e madhe e Kombeve të Bashkuara, që ka për temë çështjen klimatike, ka nisur punimet në Peru.

Negociatorët do të bëjnë përpjekje për avancimin e një marrëveshjeje të re për ngrohjen globale.

Duke hapur konferencën 12-ditëshe në Lima, shefja e çështjeve klimatike e OKB-së, Christiana Figueres, ka thënë se “2014-a kërcënon të jetë viti më i nxehtë në histori, ndërsa emetimet vazhdojnë të rriten”.

Përfaqësuesit e 195 shteteve do të punojnë drejt një pakti të ri klimatik, i cili do të nënshkruhej në Paris në fund të vitit 2015.

Qëllimi është që të arrihet kompromis për reduktimin e emetimit të gazrave serë, të cilat fajësohen për ngrohjen globale.

XS
SM
MD
LG