Ndërlidhjet

Obama kërkon fonde për “përmirësimin” e policisë


Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.
Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka kërkuar 263 milionë dollarë për të përmirësuar trajnimin e policisë, për të paguar për kamerat trupore dhe për të rikthyer besimin në polici.

Obama ka kërkuar fondet nga Kongresi, pas një jave protestash mbarëkombëtare për padrejtësitë e perceptuara të policëve.

Fergusoni në Misuri është përfshirë nga trazirat pasi një gjykatë nuk ka akuzuar për vrasje një polic të bardhë, i cili ka qëlluar për vdekje një adoleshent me ngjyrë, të paarmatosur.

“Ky nuk është problem vetëm për Fergusonin e Misurit. Është problem kombëtar, por i zgjidhshëm”, ka thënë Obama.

XS
SM
MD
LG