Ndërlidhjet

Protestat në Hong Kong në “udhëkryq”


Hong Kong - foto arkivi

Hong Kong - foto arkivi

Tre themeluesit e lëvizjes pro-demokracisë në Hong Kong kanë bërë të ditur se do t’i dorëzohen policisë dhe u kanë bërë thirrje demonstruesve që të tërhiqen.

Por, një lider i studentëve, Joshua Wong, ka kërkuar nga protestuesit që të rigrupohen në qendër të qytetit.

Njoftimet janë bërë pasi dhjetëra njerëz janë plagosur në përleshjet me policinë të dielën, në një nga netët më të dhunshme prejse kanë nisur protestat dy muaj më parë.

Protestuesit kundërshtojnë vendimin e Pekinit për të mos lejuar zgjedhjen e lirë të kandidatëve për kryetarin e ardhshëm të Hong Kongut.

XS
SM
MD
LG