Ndërlidhjet

Al Shabab vret 36 punëtorë në Kenia


Militantë të Al Shababit

Militantë të Al Shababit

Militantët islamikë të Al Shababit kanë marrë përgjegjësinë për një sulm, që ka vrarë 36 punëtorë gurorë në Kenia.

Grupi islamik, me bazë në Somali, ka thënë se viktimat e sulmit kanë qenë jomyslimanë.

Ngjarja ka ndodhur pranë qytetit Mandera, në kufi me Somalinë.

Në të njëjtën zonë, militantët e Al Shababit kanë vrarë javën e kaluar 28 persona, të cilët i kanë rrëmbyer nga një autobus.

Kenia është goditur nga disa sulme me bomba nga grupi që ka lidhje me Al-Kaidën prejse ky shtet ka dërguar trupa në Somali, në tetor të vitit 2011.

XS
SM
MD
LG