Ndërlidhjet

Arrestohen gruaja dhe djali i kreut të IS-it


Lideri i militantëve të Shtetit Islamik (IS), Abu Bakr al-Baghdadi.

Lideri i militantëve të Shtetit Islamik (IS), Abu Bakr al-Baghdadi.

Zyrtarë të sigurisë në Liban kanë bërë të ditur e ushtria libaneze ka arrestuar gruan dhe një djalë të liderit të militantëve të Shtetit Islamik (IS), Abu Bakr al-Baghdadi.

Zyrtarët nuk e kanë dhënë emrin apo shtetësinë e gruas, të cilën e përshkruajnë si një nga gratë e Baghdadit.

Ata kanë thënë se ajo dhe njëri nga djemtë e Baghdadit janë arrestuar në ditët e fundit, derisa kanë bërë përpjekje të kalojnë në Liban nga Siria.

Gazeta libaneze As-Safir ka thënë se ushtria i ka arrestuar ata në koordinim me inteligjencën e huaj.

Militantët e Shtetit Islamik kanë pushtuar pjesë të mëdha te territoreve në Irak dhe Siri.

Ata kanë vrarë edhe disa pengje perëndimore me prerje koke.

XS
SM
MD
LG