Ndërlidhjet

Ushtaraku bjellorus akuzohet për mitmarrje


Ilustrim
Ilustrim

Ish-zëvendëskryetari i Gjykatës Ushtarake të Bjellorusisë, Yuriy Tuzau, do të paraqitet sot në gjykatë nën akuzat për mitmarrje.

Shërbimi për shtyp i Gjykatës së Lartë bjelloruse, ka njoftuar se Tuzau rrezikon të denohet deri në dhjetë vite burgim.

Ky shërbim nuk ka dhënë detaje në lidhje me paraburgimin apo masat tjera ndaj të akuzuarit Tuzau.

Tuzau ka shërbyer në postin e zëvendëskryetarit të Gjykatës Ushtarake nga viti 2007 e deri në mars të vitit 2014.

Me vendim të presidentit të Bjellorusisë Alyaksandr Lukashenko, më 1 qershor, është mbyllur gjykata ushtarake.

Ministri i mbrojtjes Yury Zhadobin, ka dhënë dorëheqje javën e kaluar.

XS
SM
MD
LG