Ndërlidhjet

Irani regjistron partinë e parë reformiste


Ilustrim
Ilustrim

Ministria e Brendshme e Iranit e ka miratuar sot regjistrimin e një partie reformiste politike, e para e këtij lloji në Republikën Islamike.

Zëvendësministri i brendshëm Hossein Al Aamiri, ka bërë me dije se partia Zëri i Iranianëve është regjistruar në ministri më datën 1 dhjetor.

Partia drejtohet nga ish-ambasadori iranian në Francë dhe njëherazi ish-këshilltari i lartë i presidentit Mohammad Khatami, Sedegh Kharazi.

Në mesin e anëtarëve të partisë janë edhe mbështetësit e Mir Husein, një udhëheqës i opozitar i cili ka qenë në arrest shtëpiak pas konfliktit të krijuar si rezultat i mospranimit të rezultatit të zgjedhjeve presidenciale në vitin 2009.

XS
SM
MD
LG