Ndërlidhjet

logo-print

Saakashvili refuzon postin politik në Ukrainë


Ish-presidenti i Gjeorgjisë, Mikhail Saakashvili

Ish-presidenti i Gjeorgjisë, Mikhail Saakashvili

Ish-presidenti gjeorgjian Mikhail Saakashvili, thotë se e ka refuzuar postin e zëvendëskryeministrit në Ukrainë.

Televizioni gjeorgjian e ka cituar Saakashvili të ketë thënë, se nuk do ta marrë këtë post për shkak se do të ishte i detyruar që të hiqte dorë nga shtetësia gjeorgjiane dhe të marrë shtetësinë ukrainase.

Mediat ukrainase kanë bërë me dije kohë më parë se Saakashvili i cili është i urryer nga lidershipi rus, do të mund ti ofrohet një post në qeverinë ukrainase pas fitores së pro-perëndimorëve në zgjedhjet e Ukrainës.

Mediat në Ukrainë kanë bërë me dije sot, se dy anëtarët e ish-qeverisjes së Saakashvili, Aleksandr Kvitashvili dhe Eka Zguladze, janë emëruar nga presidenti ukrainas Petro Poroshenko, si kandidatë të mundshëm për postet e ministrit të shëndetësisë dhe atë të zëvendësministrit të brendshëm.

Zëvendëskryeministri gjerorgjian Kakha Kaladze, tha sot se do të ishte “e dhimbshme” për të parë ish-zyrtarët gjeorgjian, disa nga të cilët të dyshuar për krime, si pjesë të qeverisë së Ukrainës.

Saakashvili e ka përfunduar mandatin e tij në 2013 ndërsa është akuzuar për krime gjatë kohës sa ishte në pushtet.

Ai dhe anëtarët e qeverisë së tij, thonë se akuzat kundër tyre janë të motivuara politikisht.

XS
SM
MD
LG