Ndërlidhjet

Hoxhaj: Dialogu të përfundoj me normalizim të raporteve


Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovws, Enver Hoxhaj
Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovws, Enver Hoxhaj

Kosova dëshiron që dialogu me Serbinë të përfundoj me nomalizimin e plotë të raporteve, që nënkupton edhe anëtarësim të Kosovës në Kombet e Bashkuara dhe njohje reciproke të ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, ka thënë sot në Bruksel, ministri i jashtëm i Kosovës në detyrë, Enver Hoxhaj.

Qeveria në Prishtinë dëshiron që dialogu të përfundoj me normalizimin e plotë ndërmjet dy vendeve, që do të thotë përfshirje e plotë e serbëve të Kosovës në sistemin e Kosovës, anëtarësim i Kosovës në Kombet e Bashkuara dhe njohje e plotë e dyanshme diploamtike, ka thënë Hoxhaj në Parlamentin Evropian.

Sot, anëtarët e Parlametit Evropian janë takuar me minsitrat e jashtëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Ministri Hoxhaj, po ashtu, ka vlëerësuar se në periudhën prej tri e deri në pesë vite mund të arrihet marrëveshja paqësore për zgjidhjen e të gjitha problemeve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.

XS
SM
MD
LG