Ndërlidhjet

Në Ukrainë pritet kompletimi i kabinetit


Ilustrim
Ilustrim

Ligjvënësit ukrainas pritet që deri në fund të ditës së sotme të miratojnë listën e plotë të kabinetit të ri qeverisës të udhëhequr nga Arseniy Yatsenyuk.

Presidenti Petro Poroshenko iu ka rekomanduar sot ligjvënësve që ta riemërojnë ministrin e Jashtëm Pavlo Klimkin dhe ministrin e Mbrojtjesm Stepan Poltorak.

Sipas kushtetutës ukrainase, presidenti ka të drejtë që të sugjeroj emrat për ministrat e jashtëm dhe atë të mbrojtjes.

Klimkin ka shërbyer si ministër i jashtëm që nga qershori ndërsa Poltorak ka qenë minister i mbrojtjes që nga tetori.

Paraditen e sotme, Poroshenko ka shkruar në rrjetin Facebook, se ai e ka nënshkruar një dekret për dhënien e shtetësisë së Ukrainës tre shtetasve të huaj, amerikanes Natalya yaresko, gjeorgjianit Aleksandr Kvitashvili dhe lituanezit Aivaras Abromavicius.

Mediat ukrainase bëjnë me dije se të tretë mund të jenë pjesë e kabinetit dhe atë në sektorin e financave, shëndetësisë dhe ekonomisë.

XS
SM
MD
LG