Ndërlidhjet

Dënohen dy gra për shitjen e një fëmije


Ilustrim
Ilustrim

Dy gra nga Azia Qendrore janë dënuar sot me nga tri vite e gjysmë burgim në qytetin rus Shën Petersburg.

Ato janë dënuar nën akuzat se kanë bërë përpjekje për të shitur një fëmijë.

Ekipi hetues, tha sot se një grua 24 vjeçare nga Uzbekistani së bashku me një grua 31 vjeçare nga Taxhikistani, në muajin mars e kanë shitur një djalë të posalindëur për 25 mijë rubla apo 735 dollarë.

Dy tashmë të dënuarat e kishin shitur foshnjen e posalindur tek një hetues i fshehtë i policisë.

Në muajin maj, policia në qytetin jugperëndimor Volgograd e ka arrestuar një çift pasi të njëjtit kishin tentuar ta shisnin vajzën e tyre të posalindur.

Edhe në muajin prill, policia rajonale e Moskës e kishte arrestuar një tjetër çift nën dyshimin se ata po bënin përpjekje për të shitur djalin e tyre që kishte një vit e gjysmë dhe vajzën e tyre një muajshe, për 28 mijë e 900 dollarë.

XS
SM
MD
LG