Ndërlidhjet

Në Kenia janë shtuar masat e sigurisë pasi militantët islamikë të Al-Shabaab kanë vrarë 36 punëtorë në verilindje të këtij vendi.

Presidenti Uhuru Kenyatta e ka shkarkuar sot nga pozita ministrin e brendshëm si dhe shefin e policisë.

Sulmi ka ngjarë sot ndërsa kishte cak punonjësit guror të cilët sipas shkaktarëve të sulmit, ishin jomyslimanë.

Ngjarja ka ndodhur pranë qytetit Mandera, në kufi me Somalinë.

Si rezultat i sulmeve islamike, që nga viti 2013 në Kenia juanë vrarë më shumë se 200 persona.

Militantët e Al-Shabaab e kanë marrë përgjegjësinë ndërsa janë zotuar se do të vazhdojnë dhunën derisa Kenia të tërheqë trupat e saj nga Somalia fqinje.

Një sulm i Al-Shabaab në një qendër tregëtare në Nairobi, vitin e kaluar, ka lënë të vdekur së paku 67 persona.

XS
SM
MD
LG