Ndërlidhjet

Politika dështon liberalizimin e vizave


Dështimet e politikëbërjes, shkalla e lartë e korrupsionit dhe tentimet e qytetarëve për migrim, sipas njohësve të integrimeve evropiane bëjnë që qytetarët e Kosovës edhe për një të kohë të mos gëzojnë liberalizmin e vizave.

Shenoll Muharremi, njohës i integrimeve evropiane, e quan paradoks faktin se si Qeveria e Kosovës për dy mandate ka bazuar agjendën e saj deklarative në integrime evropian dhe liberalizim të vizave, përderisa nuk është punuar siç duhet në këtë drejtim.

Sipas tij, kjo ka qenë vetëm një ‘mjet’ mashtrimi që në prapavijë politikat dhe mjetet publike të shkojnë në ata sektorë ku edhe grupet e interesit do përfitonin në dëm të qytetarit dhe shoqërisë në përgjithësi.

“Ne kemi parë një politikëbërje deri më tash, ku nuk është investuar në reforma kyçe të cilët e mundësojnë zhvillimin e Kosovës dhe avancimin qoftë në liberalizmi të vizave apo në integrime evropiane. Në anën tjetër, politikëbërja është e atillë ku zvogëlohen investime në drejtësi, nuk jepen investime anti-korrupsion”, tha Muharremi.

Ai ka shtuar se një nga faktorët që mund të ndikojë dhe është duke ndikuar në vonesën e liberalizmi të vizave është edhe migrimi i kosovarëve.

Muharremi theksoi se migrimet e kosovarëve padyshim që janë prova më e mirë dhe rezultat i dështimit të qeverisjes dhe politikëbërjes në Kosovë vitet e fundit.

“Ne, me vite e kemi përmendur ketë problematikë dhe e kemi ftuar qeverinë që ta adresojë ketë problem në esencë. Edhe pse kemi qenë në dijeni të këtij fakti dhe pse kemi pasur numër të madh, deri në me shumë se 20 mijë azilkërkues në BE, qeveria ka pasur qasje të tillë është munduar me parandaluar azilin nëpërmjet fushatave mediale apo billbordave. Për mendimin tim ky fenomen nuk luftohet me këtë mënyre për shkak se kosovarët po e lëshojnë vendin e tyre nga keqqeverisja dhe mungesa e zhvillimit”, tha Muharremi.

Ai ka shtuar se qeveria në largim e Republikës së Kosovës, pati premtuar liberalizimin e vizave për kosovarët herët, por ka hezituar ta luftojë korrupsionin dhe të gjenerojë punësim në mënyre qe t’i plotësojë kushtet siç kërkohet nga Bashkimi Evropian.

Njohësit e çështjeve të integrimeve evropiane, kanë thënë se angazhimi i institucioneve të Kosovës për plotësimin e kritereve të Komisionit Evropian për liberalizim të vizave, gjatë vitit 2014 ka stagnuar dukshëm si pasojë e mos konstituimit të tërësishëm të institucioneve pas zgjedhjeve parlamentare të 8 qershorit.

Edhe Fatmi Curri, njohës i integrimeve evropiane nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile, thotë se janë dy faktorë që ndikojnë në vonesat në liberalizimin e vizave.

E para, sipas tij, është mosfokusimi i duhur në përmbushjen e obligimeve dhe kërkesave nga udhërrëfyesi i vizave dhe rritja e premtimeve për përmbushjen e afatit për liberalizëm të vizave.

Curri nuk ka përjashtuar as çështjen e azilkërkuesve nga Kosova në shtetet e ndryshme evropiane, që mund të ndikojë në vonesat për liberalizmi të vizave.

“Zhgënjimi me premtimet e qeveritarëve që liberalizimi i vizave do të ndodh qysh në vitin 2012, 2013, 2014...ka shtyrë që shumica e qytetarëve të pa punë dhe pa perspektive të shikojnë një jetë më të mirë në shtetet e BE-së”, tha Curri për Radion Evropa e Lirë.

Në raportin e fundit të Komisionit Evropian lidhur me liberalizimin e vizave, është thënë se Kosova ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm për të implementuar legjislacionin e saj në të gjitha fushat e udhërrëfyesit për viza.

Në të njëjtën kohë, është thëne se ende mbeten hapa të mëtejshëm, të nevojshëm për të qenë në përputhshmëri të plotë me kërkesat e udhërrëfyesit për viza.

Raporti ka rekomanduar që Kosova duhet të rrisë riintegrimin e qëndrueshëm të personave të kthyer; të përmirësojë saktësinë e sistemit të saj për statusin civil; të shtyjë para sistemin informativ për viza; të zhvillojë pavarësinë e gjyqësorit dhe të krijojë një regjistër të besueshëm për vendimet e gjykatave të marra për rastet e krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Kryeministri në largimi i Qeverisë së Kosovës Hashim Thaçi, vite me radhë ka theksuar se liberalizimi i vizave do të arrihet shumë shpejt.

Ai një vit më parë si edhe vite të më hershme pati theksuar se viti 2013, do të jetë vit i liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

XS
SM
MD
LG