Ndërlidhjet

Ukrainë: Zgjidhet ministri i jashtëm dhe ai i mbrojtjes


Ilustrim
Ilustrim

Me shumicë votash, ligjvënësit ukrainas kanë miratuar sot riemërimin e ministrit të Jashtëm Pavlo Klimkin dhe ministrit të Mbrojtjes Stepan Poltorak.

Votimi i së martës ka ndodhur pasi që presidenti Petro Poroshenko, ka vlerësuar lartë punën e dy munistrave gjatë muajve të fundit të krizës në Ukrainë.

Konform kushtetutës ukrainase, presidenti është ai i cili i propozon emrat e ministrit të jashtëm dhe atë të mbrojtjes.

Klimkin ka shërbyer si ministër i jashtëm që nga qershori dhe Poltorak ka qenë minister i mbrojtjes që nga tetori.

Paraditën e sotme, Poroshenko ka shkruar në rrjetin Facebook se ai e ka nënshkruar një dekret për dhënien e shtetësisë së Ukrainës tre shtetasve të huaj, amerikanes Natalya yaresko, gjeorgjianit Aleksandr Kvitashvili dhe lituanezit Aivaras Abromavicius.

Mediat ukrainase bëjnë me dije se që të tretë mund të jenë pjesë e kabinetit dhe atë në sektorin e financave, shëndetësisë dhe ekonomisë.

XS
SM
MD
LG