Ndërlidhjet

logo-print

Diplomati amerikan viziton Korenë Jugore


Ilustrim

Ilustrim

Një diplomat i lartë i SHBA-ve do të udhëtojë këtë javë për në Korenë Jugore, Japoni dhe Kinë me qëllim që të takohet me zyrtarët e atjeshëm për të diskutuar çështjet politike, ka bërë me dije të martën Departamenti Amerikan i Shtetit.

Përfaqësuesi i posaçëm i SHBA-ve për çështjet politike në Korenë Jugore, ambasadori Sung Kim, gjatë ditës së enjte do të takohet me zyrtarë të lartë të qeverisë, përfshirë edhe përfaqësuesit special të Koresë Jugore që merren me Gadishullin korean Hwang Joon-Kook.

Kim pas Koresë Jugore do ta vizitoj Japoninë ku gjatë të hënës në Tokio, siç njofton Departamenti i Shtetit, ai do të marrë pjesë në takimet e aleancës SHBA-Japoni.

Më 10 dhjetor ndërkaq, ambasadori Kim do të vizitoj Kinën, ku do të ketë takime me përfaqësues të lartë të këtij vendi.

XS
SM
MD
LG