Ndërlidhjet

SHBA-të caktojnë 35 spitale për trajtimin e Ebolës


Ilustrim
Ilustrim

Zyrtarët shëndetësorë të Shteteve të Bashkuara i kanë caktuar 35 spitale në mbarë vendin, si qendra të trajtimit të sëmundjes Ebola.

Caktimi i këtyre qendrave dhe të tjerat që pritet të caktohen, sipas Qendrës amerikane për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve, ka të bëjë me minimalizimin e rrezikut që sëmundja e pacientëve të prekë edhe personelin.

Lista prej 35 spitalesh përfshinë edhe të tilla që deri me tani kanë pasur të shtrirë pacientë me Ebola, siç është Spitali Universitar në Atlanta.

Më shumë se 80 për qind e personave që janë kthyer nga vendet e prekura me Ebola, sipas Qendrës së parandalimit të sëmundjeve, janë të vendosur në një qendër me perimetër 320 kilometra.

“Përderisa Ebola është përhapur në Afrikën Perëndimore, ne duhet të jemi të gatshëm që të ballafaqohemi me raste tjera që mund të ketë në Shtetet e Bashkuara”, ka thënë të martën Tom Frieden, drejtor i Qendrës së parandalimit të sëmundjeve.

XS
SM
MD
LG