Ndërlidhjet

Egjipti dënon me vdekje edhe 188 persona


Ilustrim
Ilustrim

Një gjykatë në Egjipt i ka dënuar me vdekje 188 mbështetës të Vëllazërisë Myslimane nën dyshimin se kanë marrë pjesë në sulmin ndaj një stacioni policor në Kairo në vitin 2013, sulm i cili kishte për pasojë vdekjen e 10 policëve.

Vendimi i gjykatës nuk është i formës së prerë ngase dënimet me vdekje në Egjipt janë çështje që fjalën e fundit për to, e jep Myftiu i madh.

Nga numri prej 188 të dënuarve, 144 nga ta janë në paraburgim, derisa pjesa tjetër e të pandehurve,është dënuar në mungesë.

Fjala e fundit në lidhje me këtë rast do të jipet më 24 janar.

Autoritetet egjiptiane deri më tani kanë dënuar me vdekje qindra mbështetës të Vëllazërisë Myslimane, dhe atë që nga rrëzimi i presidentit Muhamed Morsi.

Asnjë nga të dënuarit, nuk janë ekzekutuar deri më tani.

XS
SM
MD
LG