Ndërlidhjet

HRW kërkon lirimin e të dënuarit me vdekje


Ilustrim

Ilustrim

Organizata për të drejtat e njeriut Human Rights Watch, i ka kërkuar Iranit që ta lirojë 30 vjeçarin Soheil Arabi, i cili është dënuar me vdekje për shkak se ka sharë përmes rrjetit Facebook, profetin Muhamet.

“Kjo është tronditëse që dikush të marrë këtë dënim vetëm për shkak të postimeve në internet”, ka bërë me dije HRW përmes një deklarate të lëshuar.

Dënimi me vdekje ndaj Arabi është konfirmuar në një gjykatë të apelit, gjatë javës së kaluar.

Ai ishte arrestuar vitin e kaluar, dsa ditë pas postimeve të bëra.

Arabi, dikur fotograf, thuhet se ka qenë aktiv në Facebook me disa emra të ndryshëm

Eric Goldstein, zëvendeësdrejtor për Lindje të Mesme dhe Afrikë të Jugut në HRW ka thënë se Irani menjëherë duhet ta rishikojë kodin penal, në mënyrë që të heq dispozitat që i dënon personat për shprehje të mendimit të tyre.

Muajve të fundit në Iran janë dënuar me burgim disa përdorues të Facebook-ut.

XS
SM
MD
LG