Ndërlidhjet

Aeroplanët e Iranit sulmojnë IS-in në Irak


Ilustrim

Ilustrim

Pentagoni ka njoftuar se Irani ka kryer disa sulme ajrore kundër grupeve të Shtetit Islamik në Irakun lindor.

Teksa ka folur të martën për agjencitë perëndimore, zëdhënësi i Pentagonit John Kirby, ka theksuar se sulmet ajrore nuk kanë qenë të koordinuara me forcat amerikane.

Kirby ka theksuar se kjo është hera e parë që Teherani i ka përdorur avionët që ishin të vendosur në shtetin e tij, për të goditur objektivat në Irak.

Kirby ka shtuar se është detyrë e qeverisë irakiane që të mbikqyrë dhe koordinoj fluturimet ushtarake që vijnë nga shtete të ndryshme, mbi hapësirën ajrore të vetë Irakut.

Siç bëhet me dije, Irani është duke i ndihmuar forcat irakiane në luftën e tyre kundër militantëve.

Në mënyrë të vazhdueshme, zyrtarët amnerikanë kanë theksuar se Uashingtoni nuk e ka koordinuar aktivitetin ushtarak me Iranin.

XS
SM
MD
LG