Ndërlidhjet

Vriten rojet e ambasadorit të Iranit në Jemen


Ilustrim

Ilustrim

Një zyrtarë i sigurisë në Jemen ka njoftuar se si rezultat i një shpërthimi të një makine bombë që kishte për cak rezidencën e ambasadorit të Iranit, kanë vdekur rojet jemene dhe ato iraniane të sigurisë.

Bëhet me dije se ambasadori Hassan Sayed Nam, nuk ishte në shtëpi në kohën kur ka ndodhur sulmi në lagjen diplomatike në kryeqytetin e Jemenit, Sanaa.

Një zyrtar i sigurimit ka bërë me dije se sulmi ishte vetvrasës ndërsa ka lënë të vdekur edhe disa pjestarë të sigurimit të ambasadorit.

Associated Press ka njoftuar se të paktën dy roje kanë mbetur të vdekur teksa janë shkatërruar edhe disa objekte përreth.

XS
SM
MD
LG