Ndërlidhjet

Ligjvënësit njoftohen rreth negociatave me Iranin


u.d. e zëvendëssekretarjes amerikane, Wendy Sherman
u.d. e zëvendëssekretarjes amerikane, Wendy Sherman

Ushtruesja e detyrës së zëvendëssekretares së Shtetit Wendy Sherman, do ti njoftoj të enjten ligjvënësit amerikan në lidhje me negociatat bërthamoire me Iranin, ka njoftuar zëdhënësja e Departamentit të Shytetit, Marie Harf.

Harf ka theksuar se takimi do të jetë me dyer të mbullura dhe se Administrata e Kongresi janë duke u angazhuar për të parë përparim në bisedimet bërthamore.

Sherman, e cila i ka drejtuar negociatat me Iranin gjatë muajve të fundit, pritet që të dal me një qëndrim para ligjvënësve në lidhje me saknsionet e reja ndaj Iranit.

Zëdhënësja Harf ka theksuar se sekretari i Shtetot John Kerry, ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me kongresistët amerikanë gjatë dhe pas bisedimeve të fundit në Vienë, gjatë të cilave Irani dhe gjashtë fuqitë botërore kanë dështuar të arrijnë një marrëveshje rreth programit bërthamoir të Iranit.

Në vend të marrëveshjes, Shtetet e Bashkuara, Franca, Gjermania, Britania, Rusia dhe Irani kanë njoftuar se bisedimet do të zgjaten deri në fund të qershorit.

XS
SM
MD
LG