Ndërlidhjet

Al-Shabab vret së paku tre somalezë


Ilustrim

Ilustrim

Të paktën tre somalezë janë vrarë pas shpërthimit të një makine bombë që kishte cak një autokolonë në OKB-së në kryeqytetin Mogadishu.

Një oficer i lartë i policisë ka njoftuar se një polic dhe dy somalezë që po punonin si sigurim i stafit të OKB-së, janë vrarë teksa konvoji në momentin e sulmit, gjendej në afërsi të aeroportit.

Përmes një zëdhënësi, grupi islamik Al-Shabab e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Asnjë nga pjesëtarët e OKB-së nuk është vrarë gjatë këtij sulmi.

Numri i të vdekurve somalezë, sipas zyrtarëve policorë mund të jetë edhe më i madh.

Sulmi i së mërkurës vjen një ditë pas sulmit ku janë vrarë 36 punonjës gurorë në një qytet në Kenia, në afërsi të kufirit me Somalinë.

Përgjegjësinë edhe për këtë sulm e kanë marrë militantët e Al-Shabab.

XS
SM
MD
LG