Ndërlidhjet

AP: Shqetësime se Serbia po i kthehet sundimit të hekurt të nacionalizmit


Pamje nga Beogradi, foto nga arkivi
Pamje nga Beogradi, foto nga arkivi

Agjencia e lajmeve Associated Press shkruan se ka shqetësime se Serbia po i “kthehet sundimit të hekurt të nacionalizmit”.

“Gjuha e urrejtjes është në rritje. Propaganda anti-perëndimore mbush valët ajrore. Gazetarët liberalë hiqen nga puna. Nacionalistët flasin për ripërcaktim kufijsh në Ballkan. Vrasjet në stilin e mafias, diçka me të cilën njihen vitet e pushtetit të Sllobodan Milosheviqit, po rikthehen. Dhe derisa Rusia dhe Perëndimi përplasen për Ukrainën, Serbia po hyn vendosmërisht në kampin e mentorit të saj tradicional - Moskës, madje edhe në kohën kur po përpiqet të avancojë rastin e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian”.

AP vlerëson se Serbia, “stabiliteti i së cilës është jetësor për paqe në Ballkanin e brishtë, po vëlon qëkur tensionet etnike dhe sociale shpërthyen” pas ndeshjes në futboll ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian të Futbollit më 2016. Loja u pezullua në minutat e fundit të pjesës së parë, për shkak të tensioneve në stadiumin e Beogradit.

“Retorika e zhurmshme dhe në rritje e nacionalistëve serbë, e toleruar, në mos e trimëruar nga qeveria, ka nxitur te shumëkush dyshimet për kthimin e politikave të njohura të Millosheviqit, me gjithë qëndrimin pro-BE të proklamuar nga qeveria aktuale e djathtë, e udhëhequr nga kryeministri Aleksandar Vuçiq”.

Publikimin e plotë të agjencisë mund ta lexoni këtu.

XS
SM
MD
LG