Ndërlidhjet

Irani mohon se i ka sulmuar militantët në Irak


Ilustrim
Ilustrim

Një zyrtar i lartë iranian ka mohuar se nga Irani ka pasur sulme ajrore në drejtim të militantëve të Shtetit Islamik në Irak.

Zyrtari iranian ka folur sot për Reuters, disa orë pasi zëdhënësi i Pentagonit ka bërë me dije se Irani nga territori i tij, ka sulmuar militantët islamikë gjatë ditëve të fundit.

“Irani kurrë nuk ka qenë i përfshirë në sulme ajrore kundër caqeve të Shtetit Islamik në Irak”, ka thënë një zyrtarë iranian me kushte anonimiteti.

Zëdhënësi i Pentagonit John Kirby, ka theksuar të martën se ditëve të fundit ka pasur sulme nga ana e Iranit por sipas tij, sulmet ajrore nuk kanë qenë të koordinuara me forcat amerikane.

XS
SM
MD
LG