Ndërlidhjet

Parlamenti miraton qeverinë ukrainase


Ilustrim
Ilustrim

Parlamenti i Ukrainës e ka miratuar qeverinë e re të Ukrainës të drejtuar nga kryeministri Arseniy Yatsenyuk.

Kabineti është miratuar të martën pasdite me shumicë të votave, 288 sosh.

Votimi në parlament është mbajtur pesë javë pas mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare të cilat i kanë fituar partitë pro-evropianë.

Pesë parti politike, gjatë muajit të kaluar janë dakorduar për të krijuar koalicionin.

Yatsenyk ka shërbyer si kryeministër që nga shkurti, menjëherë pasi që ish-kryeministri pro-rus Viktor Yanukovych, është larguar nga Ukraina.

XS
SM
MD
LG