Ndërlidhjet

Hakerët iranianë sulmojnë kompani gjithandej


Ilustrim
Ilustrim

Një kompani kibernetike me bazë në Shtetet e Bashkuara, thotë se hakerët iranianë gjatë dy ditëve të fundit, kanë ndërhyrë në disa sisteme energjetike, transporti dhe në disa kompani të infrastrukturës.

Përmes një raporti, kompania Cylance, ka bërë me dije se hakerët iranianë të kompjuterëve që financohen nga shteti i tyre, janë duke e kryer një fushatë e cila nëse nuk sfidohet, do tu mundësoj atyre që të ndikojnë në “sigurinë fizike të botës”.

Cylance nuk ka identifikuar se cilat kompani janë sulmuar nga hakerët iranianë por sipas tyre, janë sulmuar kompani të mëdha të hapësirës ajrore, aeroporte, universitete, kompanitë e energjisë, spitale dhe kompani të telekomunikacionit.

Cylance ka bërë me dije se në shënjestër të hakerëve iranianë janë kompani në Shtetet e Bashkuara, në Izrael, Kinë, Arabi Saudite, Indi, Gjermani, Francë, Britani dhe vende të tjera.

Hamid Babaei, zëdhënës i Iranit në Kombet e Bashkuara, e ka hedhur poshtë këtë raport duke theksuar se akuzat janë të pabaza dhe të njëjtat e dëmtojnë imazhin e qeverisë iranianiane.

Themeluesi i Cyclan dhe Stuart McClure, janë bashkëautor të njërës nga librat kryesor rreth sigurisë së informacionit, “Hacking Exposed”.

XS
SM
MD
LG