Ndërlidhjet

Ukraina mohon rrezikun e shpërthimit bërthamor


Ilustrim
Ilustrim

Ministri i Energjetikës në Ukrainës,Vlodimir Demchyshyn, ka thënë se aksidenti në një impiant bërthamor në juglindje të qytetit Zaporizhzhya, që ka ndodhur javën e kaluar, nuk ka përfshirë reaktorin bërthamor dhe nuk ka shkakruar rrjedhje radioaktive.

Vlodimir Demchyshyn, u ka thënë gazetarëve sot në Kiev, se aksidenti i 28 nëntorit ka ndodhur në sistemin e transferimit të energjisë në njësinë gjeneruese të impiantit numër 3.

“Nuk ka rrjedhje radioaktive dhe nuk është plagosur askush” ka thënë ai.

Deklarata e Demchyshyn pason njoftimet se Ukraina ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike, për shkak të mungesave në rrjedhën e energjisë.

Raportet e mediave thonë se mungesat janë shkaktuar pjsërisht nga mbyllja e njësisë gjeneruese në centralin Zaporizhzhya.

Demchyshyn ka thënë se njësia gjeneruese pritet të rikthehet në funksion më 5 dhjetor.

XS
SM
MD
LG