Ndërlidhjet

logo-print

Afganistani kërkon nga Irani lejeqëndrim për 760 mijë afganë


Ilustrim

Ilustrim

Afganistani do të dërgojë një delegacion në Iran për të kërkuar nga qeveria, që t’iu zgjasë viza edhe për së paku një vit 760 mijë refugjatëve afganë të cilët nuk kanë dokumente dhe rrezikojnë dëbimin.

Sipas Kombeve të Bashkuara, në Iran gjenden më shumë se 1 milion refugjatë afganë, shumica nga të cilët kanë arritur në këtë vend para vitit 2001, kur trupat ushtarake të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara e kanë rrëzuar regjimin e talebanëve.

Por ata refugjatë që kanë shkuar në Iran pas 2001-tes, sipas Kombeve të Bashkuara, kërkesat e tyre për qëndrim në Iran duhet ti bëjnë në mënyrë individuale, procedura këto që e bëjnë më të vështirë marrjen e dokumenteve për të qëndruar në Iran.

“Delegacioni do të kërkojë nga qeveria iraniane që atyre t’iu zgjatet qëndrimi edhe për së paku një vit”, ka thënë të mërkurëm zëdhënësi i zëvendës-shefit ekzekutiv të Afganistanit, Javid Faisal.

Mediat iraniane kanë njoftuar në qershor se vizat e përkohshme për refugjatët e paregjistraur afganë, janë zgjatur për gjashtë muaj që nga mesi i muajit qershor të këtij viti.

Qeveria afgane ka bërë me dije se rreth 760 mijë afganë janë refugjatë të paregjistruar në Iran, dhe vizat e tyre pritet të skadojnë pas 20 ditësh.

Ministria e Jashtme e Iranit ka refuzuar që të komentoj në lidhje me këtë çështje.

XS
SM
MD
LG