Ndërlidhjet

Taxhikistani arreston 46 xhihadistë


Ilustrim

Ilustrim

Prokuroria e Taxhikistanit ka bërë me dije se janë arrestuar sot 46 persona, nën dyshimin se po planifikonin të bashkoheshin me luftëtarët islamikë në Siri.

Prokurorët e krahinës Sughd kanë njoftuar se të rinjtë e moshave nga 20 deri në 30 vjeç, dyshohen se kanë organizuar grupin kriminal me qëllim të marrjes pjesë në konflilkte të armatosura apo në luftëra në vende të tjera.

Deklarata e prokurorisë bën me dije se të ndaluarit janë pjesë e grupeve të ndaluara islamike të cilët po planifikonin t’iu bashkohen militantëve të Shtetit Islamik në Siri.

Zyrtarët në Taxhikistan kanë njoftuar muajin e kaluar se 300 qytetarë të tyre, kanë luftuar në Siri kundër regjimit të Bashar al-Asad.

Taxhikistani deri më tani ka arrestuar dhjetëra persona nën dyshimin se kanë marrë pjesë në aktivitete terroriste.

XS
SM
MD
LG