Ndërlidhjet

Rubla bie në nivel rekord


Moskë
Moskë

Rubla ka rënë sot përsëri, duke shënuar rekord të ri të ulët kundër dollarit dhe euros.

Monedha ruse ka rënë në 54.82 kundër dollarit dhe 37.82 ndaj euros.

Ajo ka humbur më shumë 40 për qind të vlerës kundër dollarit dhe 60 për qind kundër euros, qysh në fillim të vitit.

Sanksionet perëndimore kundër Rusisë, për shkak të krizës në Ukrainë, dhe rënia e çmimeve të naftës, janë duke dëmtuar rëndë ekonominë ruse.

Të hënën, Banka Qendrore e Rusisë ka shpenzuar rreth 700 milionë dollarë për të mbështetur monedhën.

XS
SM
MD
LG