Ndërlidhjet

Thaçi në KS paraqet “rezultatet e Kosovës"


Hashim Thaçi
Hashim Thaçi

Kryeministri në largim i Kosovës, Hashim Thaçi, ka njoftuar se do ta përfaqësojë Kosovën në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, në të cilën sekretari i përgjithshëm, Ban Ki-moon, do të paraqesë raportin e tij për situarën në Kosovë.

“Nesër jam në Nju Jork për sesionin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së ku do t'i prezantoj rezultatet e Kosovës për periudhën e kaluar. Organizimi i suksesshëm i zgjedhjeve dhe finalizimi i formulës gjithpërfshirëse qeverisëse, përfundimi i suksesshëm i negociatave për MSA-në, raporti pozitiv i progresit për liberalizim të vizave, përfshirja e Kosovës në koalicionin global kundër ISIS-it, por edhe anëtarësimi i Kosovës në Komitetin Olimpik si shtet sovran, janë disa nga aspektet pozitive që janë shënuar muajt e fundit”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

XS
SM
MD
LG