Ndërlidhjet

Portugalia po vlerëson nevojën e pranisë në KFOR


Prishtinë, 3 dhjetor 2014.
Prishtinë, 3 dhjetor 2014.

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka pritur sot në takim ministrin e Mbrojtjes së Portugalisë, Jose Pedro Aguiar-Branco.

Ky i fundit ka thënë se vendi i tij po e vlerëson dhe analizon nevojën e vazhdimit të pranisë ushtarake portugeze në Kosovë, në kuadër të forcës paqeruajtëse të NATO-s (KFOR), dhe mundësinë e ndërtimit të marrëdhënieve dypalëshe në fushën e sigurisë.

Presidentja Jahjaga, në anën tjetër, ka thënë se forca paqeruajtëse e NATO-s në Kosovë ka luajtur rol për sigurinë e vendit dhe gjithashtu “vazhdon të ketë një rol të rëndësishëm për stabilitetin në gjithë rajonin e Evropës Juglindore e më gjerë”.

“Presdientja Jahjaga dhe ministri Aguiar-Branco ritheksuan domosdoshmërinë e angazhimit në ruajtjen e sigurisë në periudhën e kërcënimeve globale dhe bashkëpunimit të ndërsjellë në këtë fushë”, thuhet në njoftimin e Presidencës së Kosovës.

XS
SM
MD
LG