Ndërlidhjet

logo-print

Bllokohen refugjatë sirianë në Shqipëri


Foto ilustruese

Foto ilustruese

Policia kufitare shqiptare ka bllokuar në jug të Shqipërisë grupe refugjatësh nga Siria.

Sipas burimeve zyrtare policore, refugjatët kishin hyrë nga Greqia dhe synonin të udhëtonin drejt Malit të Zi, transmeton Zëri i Amerikës.

Burimet zyrtare kanë thënë se gjatë patrullimit në kufirin jeshil greko-shqiptar, në bashkëpunim me forcat policore “Delta”, janë bllokuar rreth 60 shtetas sirianë, mes të cilëve gra dhe fëmijë.

Sektori i Migracionit në Drejtorinë Rajonale në Gjirokastër po punon për rikthimin vullnetar të tyre në shtetin grek, kanë njoftuar autoritetet.

XS
SM
MD
LG