Ndërlidhjet

Akuza për shkelje të armëpushimit në Donjeck


Pranë aeroportit të Donjeckut...
Pranë aeroportit të Donjeckut...

Ushtria e Ukrainës dhe separatistët pro-rusë kanë akuzuar njëri-tjetrin për shkelje të armëpushimit përreth aeroportit të Donjeckut, i cili kontrollohet nga rebelët.

Armëpushimi ka hyrë në fuqi të martën.

Zëdhënësi i ushtrisë ukrainase, Andriy Lysenko, ka thënë sot se rebelët kanë rinisur sulmet me raketa.

Por, zyrtarët nga republika e vetëshpallur e Donjeckur kanë thënë se forcat urkainase janë fajtore për “disa shkelje” të marrëveshjes për armëpushim.

Në një tjetër zhvillim, ish-presidenti i Ukrainës, Leonid Kuchma, ka thënë se bisedimet e reja me rusët, pro-rusët dhe Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë mund të nisin javën e ardhshme.

Kuchma është përfaqësues i Kievit në të ashtuquajturin grup i kontaktit.

XS
SM
MD
LG