Ndërlidhjet

Lukashenka akuzon Rusinë për shkelje rregullash


Presidenti i Bjellorusisë, Alyaksandr Lukashenka.

Presidenti i Bjellorusisë, Alyaksandr Lukashenka.

Presidenti i Bjellorusisë, Alyaksandr Lukashenka, ka akuzuar Rusinë për shkelje të rregullave të Unionit Doganor, duke ndaluar dërgesat ushqimore nga Bjellorusia në tregjet ruse.

Lukashenka ka thënë në mbledhjen e qeverisë se Rusia ka shkelur të gjitha marrëveshjet e arritura në Unionin Doganor.

Agjencia ruse për kontrollin bujqësor ka ndaluar importet e mishit dhe prodhimet e qumështit nga 22 fabrika dhe ferma bjelloruse në fund të nëntorit, duke thënë se ka gjetur gjurmë të substancave të dëmshme në to.

Unionin Doganor e përbëjnë Rusia, Kazakistani dhe Bjellorusia.

XS
SM
MD
LG