Ndërlidhjet

Obama: Putini po frikëson fqinjët


Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.

Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka thënë se veprimet e presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, në Ukrainë janë duke frikësuar fqinjët e tij dhe se Rusia është e izoluar plotësisht ndërkombëtarisht.

Obama i ka bërë këto komente në Uashington, gjatë një takimi me më shumë se 100 drejtues biznesesh.

Presidenti amerikan ka thënë se “pjesa vërtet sfiduese” është se aksionet e Putinit, të tilla si aneksimi i Krimesë nga Ukraina, janë politikisht të pranueshme brenda Rusisë.

Obama po ashtu ka thënë se ka pasur marrëdhënie “shumë produktive” me kryeministrin e Rusisë, Dmitry Medvedev, kur ky i fundit ka shërbyer si president, nga viti 2008 deri më 2012, edhe pse “Putini ka qenë fuqia prapa fronit”.

Duke folur për një tjetër sfidë globale, Obama ka thënë se është i bindur se koalicioni i udhëhequr nga SHBA-ja mund të mposhtë militantët e Shtetit Islamik në Irak, porse Siria është “më komplekse”.

XS
SM
MD
LG