Ndërlidhjet

SHBA: Lirohet një polic tjetër për vrasjen e një zezaku


Pamje e njjë pjese të Nju Jorkut

Pamje e njjë pjese të Nju Jorkut

Një juri në New Jork ka vendosur që të mos e akuzojë policin racës së bardhë, Daniel Pantaleo, për vrasjen e personit me ngjyrë dhe të paarmatosur, Eric Garner.

Ky vendim ka nxitur protesta në rrugët e New Yorkut, ku kanë marrë pjesë qindra vetë.

Departamenti i drejtësisë i Shteteve të Bashkuara tha se do të zhvillojë hetime për këtë incident.

Vrasja e 43 vjeçarit, Eric Garner, më 17 korrik në Staten Island, ishte xhiruar në video.

Në të shihet polici Pantaleo duke e shtrënguar me duart e tij zotin Garner rreth qafës, pasi sipas policisë, ai i kishte rezistuar arrestimit për shitjen ilegale të duhanit.

Ky ishte vendimi i dytë i jurisë brenda një jave, me të cilin refuzohet ndjekja e policit të bardhë për vrasjen e një personi të zi dhe të paarmatosur.

Më parë, vendimi i jurisë në Ferguson të Missourit, për vrasjen e të riut zezak, Michael Brown, ka shkaktuar protesta të ashpra dhe trazira.

XS
SM
MD
LG