Ndërlidhjet

Obama: Rritja e pushtetit të presidentit kinez – i shton shqetësimet


Barack Obama
Barack Obama

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, tha se ngritja e presidentit kinez, Xi Jinping, ishte impresive por, po ashtu, krijon shqetësime.

Mëtutje, duke folur mbrëmë vonë në një tubim me liderët e bizneseve në Uashington, zoti Obama tha se Xi Jingping e kishte konsoliduar pushtetin, me gjasë, më shpejtë se çdo president tjetër në Kinë, prej Deng Xiaopingut, i cili ishte lider i këtij vendi në periudhën 1978 – 1992.

Por, Obama tha se ka edhe anë negative të ngritjes së zotit Xi Jinping.

“Në këtë ka rrezik. Në çështjet e të drejatave të njeriut, në çështjen e goditjes së kundërshtarëve, dhe ai e prek çështjen e nacionalizmit, që i shqetëson fqinjët e vet”, theksoi Barack Obama, duke i përmendur mospajtimet bregdetare.

Obama, po ashtu, tha se Shtetet e Bashkuara dëshirojnë t’i tregojnë Kinës, se synojnë marrëdhënie konstruktive, të dobishme për të dy palët, ndërsa ka insistuar në zgjidhjen e problemeve, siç është vjedhja komerciale në Internet.

XS
SM
MD
LG