Ndërlidhjet

Një shtetase amerikane u vra në Abu Dabi


Në video shiet gruaja e veshur me ferexhe të zezë e cila është e dyshuar për vrasjen e amerikanes

Në video shiet gruaja e veshur me ferexhe të zezë e cila është e dyshuar për vrasjen e amerikanes

Policia në Emiratet e Bashkuara Arabe tha se një mësuese amerikane është therrë për vdekje në lokalet e toaletit në një qendër tregtare në Abu Dabi.

Mediat amerikane kanë raportuar se viktima e sulmit që ka ndodhur më 1 dhjetor, është Iboyla Ryan, me origjinë rumune, e cila është nënë e fëmijëve binjakë të oshës 11 vjeçare.

Regjistrimet e sistemit të kamerave e paraqesin një të dyshuar, të veshur me ferexhe të zezë, që përdoret nga shumë gra në rajonin e Gjirit Arab.

Policia është në përpjekje për përcaktimin e gjinisë dhe identitetit të të dyshuarit apo të dyshuares.

Thuhet se viktima ishte therrë pas një mospajtimi.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Emiratet e Bashkuara Aarabe pat kumtuar në muajin tetor, se në një postim anonim në një forum të xhihadistëve në Internet, ishte bërë thirrje për sulme kundër mësuesve amerikanë në rajon, por tha se nuk ka dëshmi të besueshme për komplote të tilla.

XS
SM
MD
LG