Ndërlidhjet

SHBA: IS-i ka kampe për stërvitje në Libi


Gjenerali David Rodriguez

Gjenerali David Rodriguez

Gjenerali amerikan, David Rodriguez, që është shef i komandës për Afrikë të ushtrisë së Shteteve të Bashkura, thotë se militantët e Shtetit islamik (IS) kanë krijuar kampe për stërvitje në pjesën lindore të Libisë dhe se Amerika është duke i monitoruar ato.

Mëtutje, ai u tha reporterëve mbrëmë vonë në Pentagon, se mund të jenë disa qindra luftëtarë militantë, që marrin pjesë në stërvitje, por se mungojnë detajet.

Gjenerali Rodriguez nuk tha se sa kampe të tilla operojnë dhe ka theksuar se ato nuk janë caqe “të menjëhershme” për sulme ajrore potenciale të Shteteve të Bashkuara.

Ky komandant i lartë ushtarrak amerikan tha se Shtetet e Bashkuara nuk kanë trupa në terren në Libi.

XS
SM
MD
LG