Ndërlidhjet

OEA: Moment i fundit kur Kosova duhet luftuar korrupsionin


Pamje e një pjese të Prishtinës

Pamje e një pjese të Prishtinës

Oda Ekonomike Amerikane (OEA) në Kosovë bën thirrje për luftë më të shpejtë kundër korrupsionit.

Në një komunikatë për media të kësaj ode, thuhet se prezenca e korrupsionit dhe efektet e tij negative në shoqëri janë temë e diskutimit në Kosovë që nga përfundimi i luftës së vitit 1999.

Ky fenomen ka vazhduar më vite të tëra dhe ka penguar zhvillimet në të gjitha fushat e Kosovës.

Në këtë aspekt, Indeksi i Perceptimit të Korrupsionit i organizatës ‘Transparency International’ e renditi Kosovën në vendin e 111-të, në mes të 177 shteteve të botës.

Oda Amerikane beson fuqishëm se tani është momenti i fundit kur Kosova duhet të marrë një qëndrim të fortë kundër korrupsionit.

Qeveria e re duhet të vendosë luftimin e korrupsionit si prioritetin më të lartë në vend, duke i përcjellë vërejtjet dhe deklaratat publike me hapa konkretë dhe masa që do të kenë efekte të qëndrueshme në shoqëri dhe në ekonomi.

XS
SM
MD
LG