Ndërlidhjet

Rusi: Shkelje të mëdha në zgjedhjet në Moldavi


Pamje nga pjesa qendrore e Moskës
Pamje nga pjesa qendrore e Moskës

Rusia e ka akuzuar Moldavinë se zgjedhjet e 30 nëntorit ishin të përshkruara me “shkelje të mëdha” gjatë fushatës.

Vëzhguesit e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) thanë se zgjedhjet në Moldavi ishin administruar mirë, por e kanë kritikuar vendimin e minutës së fundit për përjashtimin e partisë Patria (Atdheu), që udhëhiqet nga një biznesmen rus, për shkaqe se ishte financuar nga burime të jashtme.

Në një kumtesë të Ministrisë së jashtme të Rusisë, të publikuar mbrëmë, sugjerohet se konkludimet e monitoruesve për “karakterin transparent dhe demokratik” të zgjedhjeve ishin dëmtuar rëndë nga ajo që ministria thotë se ishin “shkelje të mëdha të lejuara në përgatitjet dhe gjatë mabjtjes së procesit zgjedhor”.

Në zgjedhjet e 30 nëntorit në Moldavi, partitë proevropiane kanë fituar numër më të madh deputetësh dhe tashmë po zhvillojnë negociata për formimin e qeverisë.

XS
SM
MD
LG