Ndërlidhjet

Protesta kundër vendimit që liroi policin për vrasje


Pamje nga protesta ne Nju Jork
Pamje nga protesta ne Nju Jork

Mijëra protestues kanë dalë në rrugët e Nju Jorkut pasi që organet përgjegjëse kanë vendosur që të mos e akuzojnë një oficer të bardhë të policisë për vdekjen e një qytetari të zi, të paarmatosur.

Protestuesit e qetë kanë marshuar në orët e parë të ditës së sotme për shkak se komisioni hetues, në mungesë të provave nuk e ka akuzuar oficerin Daniel Pantaleo për vrasjen e Eric Garner në korrik, në Nju Jork

Vendimi i komisionit hetues vjen një javë pas një vendimi të ngjashëm rreth një rasti në Ferguson të Missouri, ku një polic i barëdhë kishte vrarë të riun me ngjyrë, Michael Brown.

Edhe ky vendim, ishte pasuar me protesta në Missouri.

XS
SM
MD
LG