Ndërlidhjet

Në Londër diskutohet për Afganistanin


Presidenti i Afganistanit, Ashraf Ghani
Presidenti i Afganistanit, Ashraf Ghani

Gjatë një konference për Afganistanin që do të mbahet sot në Londër, do të diskutohet për sigurinë, korrupsionin dhe reformën politike.

Konferenca e cila është shenjë e mbështetjes për udhëheqësit e ri të Afganistanit, organizohet bashkërisht nga presidenti afgan Ashraf Ghani dhe kryeministri anglez David Cameron.

Në mesin e pjesëmarrësve është edhe Sekretari amerikan i shtetit John Kerry, kryeministri pakistanez Nawaz Sharif si dhe shefi ekzekutiv i Afganistanit, Abdullah Abdullah.

Konferenca nuk pritet të përfundoj me zotime të reja të ndihmës financiare ndaj Afganistanit, por do përfudnoj me një platformë se si të bëhet reforma politike në Afganistan.

Ghani në shtator është zgjedhur president i Afganistanit.

Ai ka nënshkruar marrëveshje sigurie me Uashingtonin dhe NATO-n, e cila mundëson mbetjen e disa trupave ndërkombëtare edhe pas përfundimit të misionit luftarak më 31 dhjetor.

Ghanit ende i duhet kohë për formimin e një kabineti të qendrueshëm.

Talebanët në anën tjetër, përmes disa sulmeve në Kabul, kanë tentuar që ta destabilizojnë situatën.

XS
SM
MD
LG