Ndërlidhjet

Protestë para Rektoratit të UP-së


Universiteti "Hasan Prishtina", foto nga arkivi

Universiteti "Hasan Prishtina", foto nga arkivi

Nën organizimin e shoqatave të dala nga lufta e fundit në Kosovë, disa qindra protestues janë mbledhur para rektoratit të Universitetit “Hasan Prishtina” në Prishtinë, në kërkim të dorëheqjes së rektorit të këtij Universiteti, Ramadan Zejnullahu.

Ky i fundit nuk ka pranuar të zbatojë një Memorandum Mirëkuptimi me këto shoqata, me të cilin parashihej regjistrimi me automatizëm i studentëve të kategorive të dala nga lufta në UP.

Regjistrimi i këtyre studentëve, sipas memorandumit, nënkupton pranimin e tyre në UP, duke mos iu nënshtruar procedurave të rregullta dhe të parapara për pranim.

Zoti Zejnullahu është zotuar se nuk do ta zbatojë këtë memorandum, të cilin e ka cilësuar si të paligjshëm.

XS
SM
MD
LG