Ndërlidhjet

FH: Po përkeqësohet liria e internetit


Ilustrim

Ilustrim

Organizata me seli në Shtetet e Bashkuara, Freedom House, ka bërë me dije se liria e internetit në të gjithë botën është përkeqësuar për të katërtin vit me radhë, ndërsa teposhtëzen më të madhe, e ka pasur në Rusi, Ukrainë dhe Turqi.

Në raportin për vitin 2014 rreth lirisë në shfrytëzimin e internetit, Freedom House ka bërë me dije se abuzuesit më të mëdhenj të lirisë së internetit janë Irani, Siria dhe Kina.

Raporti i cili mbulon periudhën midis majit 2013 dhe maj 2014 vlerëson nivelin e lirisë së internetit dhe mediave dixhitale në 65 vende.

Vendet janë radhitur prej shkallës zero që vleë për vendet që kanë më së shumti liri deri në shkallën 100 për vendet me më së paku liri.

Me nga 0 deri në 30 pikë raporti i vlerëson vendet si të lira, me 31 deri në 60 pikë i vlerëson si pjesërisht të lira, dhe nga 61 deri në 100 pikë, si vende që nuk kanë liri interneti dhe liri në mediat dixhitale.

Gjeorgjia dhe Armenia në këtë raport kanë nga 28 pikë që konsiderohen si vende me liri të internetit.

Ndër vendet që kanë pjesërishht liri të internetit, sipas raportin, janë Ukraina me 33 pikë, Kirgizia me 34, Azerbajxhani me 55 pikë e Kazakistani me 601 pikë.

Ndër vendet që nuk kanë liri të internetit, janë radhitur Irani me 89 pikë, Uzbekistani me 79 pikë, Pakistani me 69 dhe Bjellorusia me 62 pikë.

XS
SM
MD
LG