Ndërlidhjet

logo-print

Rusia e Bjellorusia diskutojnë për prishjen e marrëveshjeve


Ilustrim

Ilustrim

Zyrtarët bjellorusë dhe ata rusë do të takohen sot në Moskë, për të diskutuar në lidhje me ndalesat që Moska ua ka bërë importeve nga Bjellorusia.

Zëvendëskryeministri bjellorus Mikhail Rusy do të takohet me homologun e tij rus Arkady Dvorkovich, një ditë pasi që Minski e ka akuzuar Moskën për shkelje të të gjitha marrëveshjeve në kuadër të Unionit Doganor, “duke ndaluar importet ushqimoire nga Bjellorusia dhe vendosjen e kufizimeve për transportin e ushqimit përmes Rusisë në Kazakistan”.

Presidenti bjelloros, Alyksandr Lukashenko, ka thënë një ditë më parë, se janë paraqitur këto kufizime për shkak se Bjellorusia nuk duhet ti vuaj pasojat që Kremlimi ua ka vënë BE-së dhe SHBA-ve.

Sanksionet e vendosura ndalojnë importimin e drejtëpërdrejtë të produkteve ushqimore të BE-së në Rusi por lejojnë që ushqimet ti nënshtrohen ripërpunimit nga dy partnerët doganorë të Rusisë, Bjellorusia dhe Kazakistani.

XS
SM
MD
LG