Ndërlidhjet

Talebanët vrasin katër policë afganë


Ilustrim

Ilustrim

Luftëtarët talebanë kanë vrarë së paku katër policë afganë, gjatë një sulmi në një pikë kontrolli në veri të Afganistanit.

Shefi i policisë në provincën Jowzjan, Faqir Mohammad, ka njoftuar se sulmi ka ngjarë gjatë të mërkurës.

Zëdhënësi i policisë provinciale Abdul Manan Raoufi, ka bërë të ditur se sulmi ka ndodhur në zonën Darzab.

Raoufi ka njoftuar se në mesin e viktimave është edhe një shef i poicisë.

Deri më tani, askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Në Afganistan ka pasur disa sulme nga talebanët që nga koha kur qeveria afgane ka nënshkruar marrëveshje me Shtetet e Bashkuara dhe NATO-n, për lejimin e 12 mijë trupave në Afganistan pas përfundimit të misioniit trembëdhjetë vjeçar ushtarak në fund të këtij viti.

XS
SM
MD
LG